Cantitate/Preț
Produs

Plani I Trete I Copetimit Te Shqiperise


Paperback
Libri i Koste Cekrezit "Plani i trete per copetimin e Shqiperise," i sapobotuar ne Shqiperi nga shtepia botuese "Naimi," do te gjendej ne tavolinen e punes te cdo diplomat amerikan qe ishte i interesuar per ceshtjen shqiptare dhe per Ballkanin ne teresi, sidomos deri ne renien e regjimit komunist. Keshtu ka verejtur nje studiues shqiptar, njohes i mire i kesaj figure te lene ne harrese kryesisht per arsye politike dhe ideologjike. Ky liber vleresohet si nje histori e jashtezakonshme e raporteve te Shqiperise me Perendimin dhe sidomos me SHBA. Ngjarje te panjohura mes tre te medhenjve te historise e kultures shqiptare: Fan Nolit, Faik Konices dhe vete autorit, Koste Cekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht per shkak te interferences se qendrimeve politike te Tiranes ne organizatat e diaspores ne SHBA ne vitet '30-'50 te shekullit te kaluar. Mbreteria e Ahmet Zogut, perkatesisht politika filo-italiane qe rezultoi me pushtimin e vendit, antifashizmi dhe lufta clirimtare qe rezultoi me triumfin komunist te Enver Hoxhes ne Shqiperi: metamorfoza e qendrimeve te Fan Nolit dhe Faik Konices ndaj mbretit Zog dhe diktatorit Hoxha. Koste Cekrezi rrefen diplomacine dhe luften mes Tiranes dhe Washingtonit, duke sjelle personazhet dhe emisaret e seciles pale, deri ne vendosjen e "perdes se hekurt" midis Lindjes dhe Perendimit. Ne liber zbulohen cilat ishin kerkesat amerikane per te njohur pas Luftes se Dyte Boterore qeverine e re te Tiranes. Libri "Plani i trete per copetimin e Shqiperise" mund te konsiderohet vazhdim i librit te meparshem te Cekrezit: "Shqiperia: e shkuara dhe e tashmja," botuar per here te pare ne anglisht ne SHBA, ne vitin 1919, dhe botuar per here te pare ne shqip vetem disa muaj me pare. Sipas botuesit Naim Zoto, ndryshe nga libri i pare, qe eshte konceptuar nga autori si nje liber historie, "Plani i trete per copetimin e Shqiperise" kombinon historine me dokumentet dhe kujtimet e autorit vete, nje protagonist dhe deshmitar ne shume ngjarje politike qe lidhen me veprimtarine e A. Zogut gjate mbreterimit dhe me pas ne mergim si edhe politiken E. Hoxhes ndaj Perendimit dhe SHBA."
Citește tot Restrânge

Preț: 7838 lei

Nou

Puncte Express: 118

Preț estimativ în valută:
1500 1560$ 1257£

Disponibil

Livrare economică 20 februarie-06 martie

Preluare comenzi: 021 569.72.76

Specificații

ISBN-13: 9789928109491
ISBN-10: 9928109494
Pagini: 142
Dimensiuni: 127 x 203 x 8 mm
Greutate: 0.16 kg
Editura: Naimi